UBT News

Parandalohet futja e një telefoni në burgun e Prizrenit

Shërbimi Korrektues i Kosovës ka njoftuar se të hënën ka parandaluar futjen e kontrabandës brenda Qendrës së Paraburgimit në Prizren.

Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues, oficerët korrektues gjatë kontrollit të rrobave të sjella nga familjarët, më saktësisht të papuçeve, kanë arritur ta parandalojnë futjen e një telefoni, i cila ishte tentuar të futet brenda në mënyrë të improvizuar.

“Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues kanë lokalizuar telefonin, ndërsa i paraburgosuri i dyshuar se telefoni i kapur në papuçe ka qenë i dedikuar për të është veçuar dhe ndaj tij është iniciuar procedurë disiplinore.”, thuhet në njoftimin e Shërbimit Korrektues./UBTNews

Exit mobile version