Shërbimi Korrektues i Kosovës njofton se mëngjesin e sotëm në Institutin e Psikiatrisë Forenzike të Kosovë-IPFK, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës.
Gjatë kontrollimit të rrobave të sjella nga familjarët, bëhet e ditur se oficerët korrektues kanë zbuluar se në mënyrë të kamufluar brenda rrobave është tentuar të futet substancë e dyshuar narkotike.
Lidhur me këtë rast, oficerët korrektues thuhet se kanë lokalizuar substancën e dyshuar narkotike, ndërsa për familjarët e dyshuar, sipas procedurës për rastin është njoftuar policia.
“Shërbimi Korrektues i Kosovës çdo herë mbetet i përkushtuar dhe vigjilent në luftimin e dukurive negative dhe kontrabandës brenda IPFK-së, institucioneve korrektuese dhe atyre të paraburgimit”, thuhet në komunikatën për media.