Sot rreth orës 07:55 në Qendrën Korrektuese në Dubravë, oficerët korrektues kanë arritur të parandalojnë futjen e kontrabandës brenda qendrës.
Sipas njoftimit të Shërbimit Korrektues, oficerët korrektues gjatë kontrollit në portën hyrëse të qendrës, kanë hetuar se F.L, pastrues në QK Dubravë, kishte të fshehur në rrobat e tij substanca të dyshuara narkotike.
“Me të hetuar substancën e dyshuar narkotike, menjëherë janë ndërmarrë veprimet e nevojshme nga stafi përgjegjës i sigurisë, të cilët kanë lokalizuar vendin, provat materiale dhe zyrtarin e dyshuar. Lidhur me rastin janë njoftuar Njësiti Antidrogë i Policisë së Kosovës, ndërsa ndaj të dyshuarit është ndërmarrë masa e suspendimit nga puna dhe menjëherë është iniciuar procedurë e brendshme disiplinore”, thuhet në njoftim./UBTNews