Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky përmes një mesazhi të shkurtër të martën u deklarua rreth bombardimeve të rënda ruse në qytetet e mëdha, duke thënë se Rusia “do të japë llogari” për jetët e humbura.
Ai falënderoi reaguesit e parë dhe aleatët ndërkombëtarë që i kanë ofruar aftësitë e mbrojtjes ajrore Ukrainës, të cilat sipas Zelenskyt ndihmuan në shpëtimin e të paktën qindra jetëve.
“Falënderoj të gjithë ata në mbarë botën që po ndihmojnë; Patriotët, IRIS, NASAMS secili prej këtyre sistemeve ka shpëtuar të paktën qindra jetë. Dhe për çdo jetë të humbur, Rusia do të përgjigjet. Lavdi Ukrainës”, tha ai.
Dy qytetet më të mëdha të Ukrainës u sulmuan me raketa balistike hipersonike ruse të martën./UBTNews/