UBT News

Paralajmërohet për mijëra raste të poliomielitit

Një zyrtar shëndetësor në shtetin e Nju Jorkut ka thënë se atje mund të ketë qindra apo edhe mijëra raste të padiagnostikuara të poliomielitit.

Kjo pason, pas një njoftimi muajin e kaluar se një burrë i pavaksinuar ishte paralizuar nga virusi në Rockland County, Nju Jork.

Rasti i tij ka qenë i lidhur gjenetikisht me gjurmët e virusit të poliomielitit të gjetura në ujërat e zeza në Londër dhe Jerusalem.

Vendet e zhvilluara janë paralajmëruar të rrisin normat e vaksinimit.

“Shumica e rasteve janë asimptomatike ose të lehta simptomatike, dhe ato simptoma shpesh mungojnë. Pra, ka qindra, ndoshta edhe mijëra raste që kanë ndodhur në mënyrë që ne të shohim një rast paralitik”, ka thënë Dr. Patricia Schnabel Ruppert për BBC.

Çfarë është poliomieliti dhe si mund të mbroheni?

Dr. Ruppert konfirmoi se shkencëtarët po shikojnë “një lidhje” midis rastit të paralizës në Nju Jork dhe gjurmëve të poliovirusit, të gjetura në ujërat e zeza në Londër dhe Jerusalem, pasi renditja e gjenomit u krye në mostrat nga të tre vendet.

“Kjo është një çështje shumë serioze për botën tonë globale, nuk ka të bëjë vetëm me Nju Jorkun. Ne të gjithë duhet të sigurohemi që të gjitha popullatat tona të jenë të vaksinuara siç duhet”, tha ajo.

Polio, ose poliomielit, është një sëmundje invaliduese dhe kërcënuese për jetën e shkaktuar nga poliovirusi. Virusi përhapet nga personi në person dhe mund të infektojë palcën kurrizore të një personi, duke shkaktuar paralizë (nuk mund të lëvizë pjesë të trupit). Nëse  preken edhe muskujt e frymëmarrjes, mund të jetë edhe kërcënuese për jetën.

ShBA-ja dhe vendet më të zhvilluara përdorin një formë më të re të vaksinës, e cila nuk përmban asnjë virus të gjallë.

Dr. Ruppert tha se ajo kurrë nuk e kishte menduar se do të shihte një rast të poliomielitit në ShBA gjatë jetës së saj.

Ekipet në terren po dërgohen tani në këto zona për të inkurajuar marrjen më të mirë të vaksinimit ndaj poliomielitit, veçanërisht te fëmijët.

Exit mobile version