Instituti Hidrometeorologjik i Kosovës ka paralajmëruar se gjatë ditëve në vijim mund të ketë sërish vërshime në Kosovë si pasojë e reshjeve të shiut dhe shkrirjes së borës.
Sipas IHMK-së, intensiteti më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit.
“Sasia dhe intensiteti më i lartë i reshjeve pritet të jetë në Rrafshin e Dukagjinit dhe në pellgun e Ibrit. Në lumenjtë e tjerë të vendit, pritet ngritje e lehtë e prurjeve. Ky informacion do të përditësohet nga IHMK sipas, situatës dhe llogaritjeve hidrologjike”, thuhet në njoftim./UBTNews