Disa vende të Evropës Jugore kanë paralajmëruar për kushte ekstreme të motit për shkak të nxehtësisë potencialisht të rrezikshme.
Bëhet e ditur se Ministria greke e Kulturës ka urdhëruar mbylljen e Akropolit për disa orë gjatë ditës.
Meteorologët thanë se ajri i nxehtë që vjen nga Afrika do të vazhdojë të mbizotërojë në vendet evropiane deri të dielën.
Ndërkohë, të enjten temperaturat pritet të arrijnë deri në 43 gradë Celsius.
Në Kroaci, autoritetet kanë raportuar temperaturat më të larta në detin Adriatik.
Në Dubrovnik mijëra turistë kërkojnë hije për t’u fshehur nga dielli flakërues ndërsa eksplorojnë qytetin.
Në Rumani, një person ka vdekur dhe një tjetër është në gjendje shumë të rëndë pas një periudhe të nxehtësisë ekstreme.
Ndryshe, në të gjithë Evropën mjekët thonë se është thelbësore të kuptohen simptomat e hipertermisë dhe dehidrimit dhe të veprohet sa më shpejt që të jetë e mundur për të shmangur probleme serioze shëndetësore.
Greqia, Kroacia dhe Rumania kanë përjetuar të gjitha vapë të forta dhe kjo do të vazhdojë edhe për ditë të tjera.