Që të jemi vërtet të mirëinformuar, duhet t’i pranojmë dhe njohim këto paragjykime që kemi brenda vetes.
Ja disa mënyra se si bëhemi viktima të dezinformimit, pa e kuptuar:
Paragjykimi i disponueshmërisë:
Ne mbivlerësojnë rëndësinë e informacionit që është lehtësisht i arritshëm.
Këshilla: Jini të vëmendshëm për burimet tek të cilat mbështeteni dhe përpiquni të kërkoni informacion më pak të bujshëm, por po aq të vlefshëm. Vlefshmëria është çelësi. Një lajm i bujshëm në YouTube, nuk është njësoj me një artikull në një gazetë të madhe me mbikëqyrje editoriale.
Efekti jehonë:
Rrethohemi me njerëz që ndajnë pikëpamjet tona, duke i përforcuar bindjet që kemi.
Këshilla: Angazhohuni aktivisht me njerëz që kanë këndvështrime të ndryshme dhe sfidojini supozimet tuaja.
Paragjykimi i konfirmimit:
Ka më shumë gjasa të kërkojmë dhe favorizojmë informacione që mbështesin besimet tona ekzistuese.
Këshilla: Abonohuni në media ose ndiqni në rrjete sociale njerëz inteligjentë me pikëpamje të kundërta me tuajat. Angazhohuni në debate për të testuar bindjet tuaja.
Paragjykimi i ankorimit:
Ngecim në informacionin e parë që dëgjojmë.
Këshilla: Jini të vetëdijshëm për përshtypjet tuaja fillestare, më pas kërkoni informacione nga këndvështrime të shumta për të marrë një panoramë më të plotë.
Mendimi në grup:
Shkojmë me turmën për të ruajtur qetësinë.
Këshilla: Zgjeroni rrethin tuaj të miqve dhe komuniteteve për të përfshirë perspektiva të ndryshme. Sigurohuni që jo të gjithë në jetën tuaj të jenë një pasqyrë e qëndrimeve tuaja. Vini re çdo presion të jashtëm për të adoptuar besimet e një komuniteti dhe për të shtypur besimet tuaja.