Gjykata Themelore në Prizren ka caktuar 30 ditë paraburgim ndaj të pandehurve E.T., (1) dhe E.T., (2), për shkak të dyshimit të bazuar se në bashkëkryerje kanë kryer veprën blerja, posedimi, shpërndarja dhe shitja e pa autorizuar e narkotikëve, substancave psikotrope dhe analoge.
Të pandehurit më 7 shtator në orët e mbrëmjes, në pikën kufitare në Vërmicë, kanë tentuar të fusin rreth 9 kilogramë drogë të llojit kokainë, të cilat janë sekuestruar nga ana e policisë.