UBT News

Para seancës, Hyseni thirrje deputetëve të mos bien në “grackën” e Kurtit

Para debatit të sotëm në Kuvendin e Kosovës për zhvillimet në dialogun Kosovë-Serbi, ish-kryenegociatori Skender Hyseni u ka bërë thirrje deputetëve të opozitës të mos bien në “grackën” e kryeministrit Albin Kurti.

Duke cituar deklaratën e Kurtit se “kur ta takoni Escobarin, paramendojeni se e keni përpara Albin Kurtin dhe ia thoni këto fjalë”, Hyseni tha se ai ka lënë të kuptohet se “demek opozita nuk e ka guximin e tij për ta kundërshtuar Amerikën”.

Sipas tij, në këtë rast diskursi politik po kthehet në një garë konfrontimi me Amerikën dhe se kjo është një çmenduri politike.

Hyseni, ndër të tjera, ka thënë se janë momentet e fundit kur opozita duhet të këndellet për të mirën e Kosovës.

Exit mobile version