Kryeministri i Qeverisë së Kosovës, Albin Kurti sot para nisjes për në Tiranë ku do të takohet me udhëheqësit e shteteve të rajonit, ka përkujtuar përvjetorin e Lidhjes së Prizrenit.
Kurti përmes në statusi në rrjetin social në Facebook ka shkruar se ishte domosdoshme të ndaleshin në Prizren për të nderuar Lidhjen dhe veprimtarët e saj.
“Jemi nisur herët në mëngjes për në Tiranë, ku do të takohemi me udhëheqësit e shteteve të rajonit. Por sot është data e krye ngjarjes së kombit tonë, përvjetori i Lidhjes që u mblodh në 10 qershor 1878 në Prizren. Ishte e domosdoshme të ndaleshim në Prizren për ta nderuar Lidhjen e veprimtarët e saj, gegë e toskë e të të gjitha bindjeve politike e feve, që vendosën të bëhen bashkë për mbrojtjen e njerëzve e trojeve të Atdheut”, ka shkruar Kurti.
Ndërkaq, siç ka shkruar Kurti pas homazheve, vijuan rrugën për në Shqipëri.
“Pas homazheve, vijuam rrugën për në Shqipëri, duke e patur përherë të qartë se cila është busulla jonë historike, ajo që na e tregon udhën e mbarë”, ka shkruar Kurti në Facebook.