UBT News

Para apo pas dreke – Kur duhet t’i hani frutat?

Në shumicën e familjeve shqiptare, ngrënia e frutave pas ushqimit është thuajse një traditë që zbatohet me përpikmëri.

Ka shumë prej tyre që preferojnë frutat pas drekës apo darkës, ndërsa disa të tjerë janë të mendimit se fruti teknikisht nuk është një ëmbëlsirë, ndaj duhet ngrënë përpara ushqimit.

Ka disa të tjerë që i preferojnë frutat në drekë, e disa në mëngjes.

Kur vjen puna tek frutat, koha e ngrënies së tyre është e një rëndësie thelbësore për marrjen e ushqyesve dhe vitaminave.

Në artikullin e sotëm, AgroWeb.org do të japë sugjerimet për kohën e duhur të ngrënies së frutave.

Ngrënia e frutave në drekë

Prindërit na kanë mësuar se ëmbëlsirat hahen në fund të ushqimit dhe jo në fillim.

Por shumë njerëz besojnë se për të shmangur problemet me tretjen, e mira e të mirave është që frutat dhe ëmbëlsirat të hahen përpara ushqimit, sepse përpos të tjerave do të ndiheni më të ngopur.

Kjo është e vërtetë. Nëse zgjidhni të hani fruta pas drekës, atëherë duhet të dini që do të shtoni dozën e kalorive.

Kjo nuk ju vjen në ndihmë nëse po përpiqeni të bini në peshë.

Nga pikpamja ushqimore, ngrënia e frutave në drekë, nuk ju ndihmon aspak të humbni kilogramët e tepërt. E njëjta gjë vlen edhe për gjatë ditës.

Frutat përshpejtojnë metabolizmin, por kjo ndodh vetëm nëse jeni aktivë.

Nëse qëndroni shtrirë në divan ose në shtrat, metabolizmi punon ngadalë, pavarësisht sasisë së frutave që ju konsumoni.

Me gjasë, shumica e njerëzve konsumojnë vetëm një frut pas ushqimit, duke e konsideruar atë si ëmbëlsirë.

Darka është periudha më e keqe për të ngrënë fruta./agroweb.org

Exit mobile version