Papa Françesku u dërgoi të burgosurve 15.000 akullore, për t’u freskuar gjatë njërës prej verave më të nxehta në histori të Italisë.
Akulloret u dërguan në dy burgje të Romës – “Regina Coeli”, dhe “Rebibia”.
Në një deklaratë, Vatikani tha se zyra e papës për bamirësi nuk ka shkuar në pushime këtë verë. Në vend të kësaj, vullnetarët e Vatikanit e kaluan kohën duke u përkushtuar në aktivitete të ndryshme, përfshirë vizitimin e të burgosurve./UBTNews