Krijimi i familjes në Itali po bëhet një “përpjekje titanike” që vetëm të pasurit mund ta përballojnë, tha Papa Françesku të premten, duke paralajmëruar se kushtet “e egra” të tregut të lirë po i pengojnë të rinjtë të kenë fëmijë.
Për herë të parë në vitin 2022, lindjet në Itali ranë nën 400 mijë, duke regjistruar rënien vjetore të 14-të radhazi, dhe popullsia e përgjithshme ra me 179 mijë në 58.85 milionë.
Duke folur në një konferencë mbi krizën demografike në rritje, Papa Françesku tha se rënia e lindjeve sinjalizon mungesë shprese në të ardhmen, sepse brezat e rinj janë të rënduar nga një ndjenjë e pasigurisë./UBTNews/