UBT News

Papa thotë se do të marrë pjesë në konferencën e klimës COP28 në Dubai

Papa Françesku tha të mërkurën se ai do të marrë pjesë në bisedimet vendimtare për klimën COP28 që fillojnë në Dubai më 30 nëntor, javë pasi paralajmëroi se koha po ikën për të vepruar kundër ngrohjes globale.

Do të jetë hera e parë që një papë merr pjesë personalisht në një takim të COP që nga fillimi i procesit në 1995.

“Unë do të shkoj në Dubai. Mendoj se do të shkoj nga 1 deri më 3 dhjetor. Do të kaloj tre ditë atje”, tha Papa për televizionin italian Rai 1.

86-vjeçari e ka bërë mjedisin një nga temat kryesore të papatit të tij që kur u zgjodh Papë nga kardinalët në vitin 2013./UBTNews/

Exit mobile version