Papa Françesku shprehu të martën pikëllimin për sulmet e fundit të përgjakshme në Kiev dhe Gaza që kanë goditur civilë, përfshirë gra dhe fëmijë.
Papa mësoi “me dhimbje të madhe lajmin për sulmet kundër dy qendrave mjekësore në Kiev, përfshirë spitalin më të madh të fëmijëve në Ukrainë, si dhe kundër një shkolle në Gaza”, tha Zyra e Shtypit e Selisë së Shenjtë.
“Papa shpreh tronditjen e tij të thellë nga përshkallëzimi i dhunës. Duke shprehur afërsinë e tij me viktimat dhe të plagosurit e pafajshëm, ai shpreson dhe lutet që së shpejti të identifikohen rrugë konkrete për t’i dhënë fund konflikteve të vazhdueshme”, njoftoi Zyra.