Papa Françesku bëri thirrje për “hapa konkretë” për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë dhe për të shmangur rrezikun e një “katastrofe bërthamore” në centralin e Zaporizhzhia-s.
Papa dënoi edhe vrasjen e gazetares Darya Dugina me bombë në periferi të Moskës të shtunën mbrëma, duke thënë se ajo ishte ndër më të pafajshmet që u vra si pasojë e luftës.
Sipas tij, tregtarët e armëve që përfitojnë nga lufta, po “vrasin njerëzimin”./UBTNews/