Papa Françesku, duke filluar një udhëtim në Hungari, të premten paralajmëroi për rreziqet e rritjes së nacionalizmit në Evropë dhe i tha qeverisë së Budapestit se pranimi i emigrantëve së bashku me pjesën tjetër të kontinentit do të ishte një shenjë e vërtetë e krishterimit.
Në një fjalim goditës për liderët e qeverisë, përfshirë kryeministrin Viktor Orban, i cili ka pasur një sërë përplasjesh me Bashkimin Evropian, Françesku kërkoi gjithashtu një refuzim të “formave vetëreferuese të populizmit” dhe interesave rreptësisht nacionaliste.
Ai bëri thirrje për një kthim në “shpirtin evropian”, duke thënë se kombet duhet të “shikojnë përtej kufijve kombëtarë”./UBTNews/