Papa Françesku nuk do të udhëtojë në Glasgow për samitin e Kombeve të Bashkuara për klimën që do të mbahet muajin e ardhshëm. Kjo u konfirmua nga Vatikani.
U raportua se 84-vjeçari do të marrë pjesë në COP26 – por Vatikani tha se delegacioni i tij do të udhëhiqet nga Cardinal Parolin, sekretari i shtetit.
Samiti i klimës do të mbahet në Glosgow nga 31 tetori deri më 12 nëntor. Papa Françesku pritej të ishte në mesin e 120 udhëheqësve botërorë për të marrë pjesë në ngjarjen për të paraqitur planet për të ulur emetimet që shkaktojnë ndryshimin e klimës.
Organizatorët kanë konfirmuar se në samit do të marrë pjesë edhe Mbretëresha./UBTNews