Papa Françesku u ka bërë thirrje liderëve botërorë – të cilët do të takohen javën në vijim në konferencën për klimën në Glasgow – për të ofruar “përgjigje efektive” ndaj emergjencës mjedisore dhe për të ofruar “shpresë konkrete” për brezat e ardhshëm, transmeton UBT News.
Duke folur nga Vatikani, Papa foli për krizat duke përfshirë pandeminë Covid-19, ndryshimet klimatike dhe vështirësitë ekonomike dhe i kërkoi botës t’u përgjigjet atyre me vizion dhe vendime radikale.
Sipas tij, “secili prej nesh – kushdo dhe kudo që të jetë – luan rol në ndryshimin e reagimit tonë kolektiv ndaj kërcënimit të paprecedentë të ndryshimit të klimës dhe degradimit të shtëpisë sonë të përbashkët”.
Papa do të takohet më vonë me presidentin Joe Biden, shkruan BBC, përcjell UBT News.
Papa ka evokuar shpesh krizën klimatike në fjalime. Në tekstin, me nëntitull “Kujdesi për shtëpinë tonë të përbashkët”, ai dënoi shkatërrimin e mjedisit, theksoi nevojën për të marrë masa lehtësuese dhe cilësoi se ndryshimi i klimës ishte kryesisht i shkaktuar nga njeriu.
Letra u lëshua përpara konferencës së OKB-së për klimën në 2015 në Paris, COP21, dhe u pa se kishte një lloj ndikimi në shtyrjen e liderëve drejt një marrëveshjeje./UBTNews/