Papa Françesku tha se legalizimi i drogës nuk është mënyra për të luftuar shtimin, këtë e tha gjatë audiencës së tij të përgjithshme javore në Vatikan të mërkurën e cila këtë javë bie në Ditën Ndërkombëtare kundër abuzimit me drogën dhe trafikut të paligjshëm.
“Duke ditur kaq shumë histori tragjike të të varurve nga droga dhe familjeve të tyre, jam i bindur se është një detyrë morale t’i japim fund prodhimit dhe trafikimit të këtyre substancave të rrezikshme”, tha Papa argjentinas.
“Reduktimi i varësisë nga droga nuk arrihet duke legalizuar përdorimin e drogës, siç është propozuar ose zbatuar tashmë, në disa vende” Ai i përshkroi njerëzit e përfshirë në tregtinë e drogës si “trafikantë të vdekjes” të cilët janë “të shtyrë nga logjika e pushtetit dhe e parasë me çdo kusht “Kjo plagë, e cila prodhon dhunë dhe mbjell vuajtje dhe vdekje, kërkon një akt guximi nga shoqëria në tërësi”, tha ai.
Françesku tha se abuzimi me drogën duhet të luftohet “nëpërmjet parandalimit”, duke thënë se kjo bëhet “duke promovuar drejtësi më të madhe, duke edukuar të rinjtë në vlerat që ndërtojnë jetën personale dhe komunitare, duke shoqëruar ata në nevojë dhe duke dhënë shpresë për të ardhmen”. /Ansa/