Sulmet ruse ndaj popullatës civile dhe infrastrukturës jetike të Ukrainës janë “të neveritshme dhe të papranueshme”, tha Papa Françesku në një letër drejtuar kryepeshkopit të Kievit Sviatoslav Shevchuk më 3 janar, përmbajtja e së cilës u bë e ditur sot.
Sulmet “nuk mund të justifikohen në asnjë mënyrë”, shtoi Papa Françesku.
Mesazhi thuhet se erdhi si përgjigje ndaj një letre të dërguar nga kreu i Kishës Katolike greke të Ukrainës më 29 dhjetor, kur Rusia kreu sulmin më të madh raketor në territorin ukrainas që nga fillimi i luftës.