UBT News

Papa Françesku u bën thirrje rebelëve sirianë të stabilizojnë vendin

Papa Françesku u ka bërë thirrje rebelëve sirianë që rrëzuan regjimin e Presidentit Bashar al Assad që të stabilizojnë vendin dhe të qeverisin në një mënyrë që “do të promovojë stabilitetin dhe unitetin e vendit”.

Unë lutem që populli sirian të jetojë në paqe dhe siguri në tokën e tij të dashur dhe fetë e ndryshme të ecin së bashku në miqësi dhe respekt të ndërsjellë për të mirën e atij kombi të goditur nga kaq shumë vite lufte,” tha ai gjatë fjalimit të tij javor në Vatikan.

Kujtojmë se myslimanët përbëjnë rreth 90% të popullsisë së Sirisë. Vatikani vlerëson se ka rreth 300,000 katolikë në një popullsi prej rreth 25 milionë banorësh.

Gjatë ditëve të fundit Siria është kthyer në një ‘arenë’ përplasjesh mes grupeve dhe shteteve të ndryshme, për interesa të caktuara.

Kujtojmë se pak ditë më parë, rebelët e opozitës arritën të finalizonin aksionin e tyre, duke bërë të mundur rrëzimin e regjimit të Presidentit Assad.

Exit mobile version