Papa Françesku tha të premten në një intervistë për të përditshmen italiane La Stampa se Vatikani është i gatshëm të bëjë çdo gjë të mundshme për të ndërmjetësuar dhe për t’i dhënë fund konfliktit midis Rusisë dhe Ukrainës.
I pyetur nëse ai beson se pajtimi midis Moskës dhe Kievit mund të arrihet, Papa u bëri thirrje të gjithëve që të mos dorëzohen.
“Të duhet të angazhohen për çmilitarizimin e zemrave, duke filluar nga dhuna e tyre, dhe më pas për të çaktivizuar, çarmatosur dhunën. Të gjithë duhet të jemi pacifistë. Duam paqe, jo vetëm një armëpushim që mund të shërbejë vetëm për riarmatim. Paqja e vërtetë, e cila është fryt i dialogut”, tha ai për gazetën./UBTNews/