UBT News

Papa Françesku thotë se dhuna në familje është ‘pothuajse satanike’

Papa Françesku e dënoi dhunën ndaj grave, duke e cilësuar atë si ‘pothuajse satanike’, në një nga fjalimet më të fuqishme të tij rreth kësaj çështje.

Kreu i Kishës Katolike i dha këto deklarata gjatë një programi që u transmetua direkt në televizionin TG5, të dielën. Ai foli në një panel ku pjesëmarrës ishin persona me këso lloj historie, përfshirë këtu edhe një të mbijetuar të dhunës. Ai tha se numri i viktimave është shumë i lartë.

“Problemi është se, për mua, është pothuajse satanike, sepse është duke përfituar nga një person që nuk mund të mbrohet. Është poshtëruese. Shumë poshtëruese”, deklaroi Papa Françesku.

Ai diskutoi me një grua e quajtur Giovanna, e cila tha se ishte larguar nga shtëpia e saj me katër fëmijët.

Papa shtoi se gratë që kanë vuajtur nga abuzimi nuk e kanë humbur dinjitetin e tyre./UBTNews

Exit mobile version