Dhuna ndaj grave është një “bar helmues” që duhet të zhduket nga shoqëria, tha Papa Françesku.
“Dhuna ndaj grave është një bar helmues që prek shoqërinë tonë dhe duhet çrrënjosur”, tha Papa në një mesazh për një fushatë kundër dhunës ndaj grave.
“Sa gra janë të pushtuara nga pesha dhe tragjedia e dhunës! Sa të keqtrajtuara, të skllavëruara, viktima të arrogancës së atyre që mendojnë se mund të kenë në dispozicion trupin dhe jetën e tyre”, shtoi Papa.
Në mesazhin e tij Françesku i bëri thirrje shoqërisë që “të mos qëndrojë indiferente”, të “veprojë menjëherë, në të gjitha nivelet, me vendosmëri, urgjencë dhe guxim” për t’i dhënë zë “motrave tona pa zë”./UBTNews/