Papa Françesku shpërtheu në lot të enjten teksa përmendi vuajtjet e ukrainasve gjatë një lutjeje tradicionale publike në qendër të Romës.
Papa bëri thirrje për paqe për popullin ukrainas, i cili po përballet me agresionin e Rusisë tash e nëntë muaj. Turma duartrokiti kur e pa atë duke qarë.
Papa, i cili ka përmendur Ukrainën në pothuajse të gjitha paraqitjet e tij publike dhe ka mbajtur një qëndrim gjithnjë e më kritik ndaj Moskës, u deklarua në lidhje me konfliktin edhe para gazetarëve.
“Po. [Lufta në Ukrainë] është një vuajtje e madhe. Një disfatë për njerëzimin”, tha Françesku./UBTNews/