Papa Françesku ka treguar se po mendon të vizitojë kryeqytetin ukrainas, Kiev.
I pyetur nga një gazetar nëse do të shqyrtonte një ftesë nga autoritetet politike dhe fetare të Ukrainës, ai tha: “Po, është në tryezë”.
Papa Françesku ka dënuar pushtimin rus të Ukrainës, duke e quajtur atë “të turpshëm”, shkruan Skynews, transmeton Klankosova.tv.
Një udhëtim në Kiev nuk do të ishte pa rrezik, pasi kryeqyteti është vënë nën bombardimet ruse, por forcat ruse në terren duket se po tërhiqen.