UBT News

Papa Françesku merr ‘papmobilin’ e tij të parë tërësisht elektrik

Vatikani zbuloi të mërkurën ‘Popemobilin’ e ri të Papa Françeskut, një Mercedes G-Class i pajisur plotësisht me energji elektrike, i cili do të përdoret për të transportuar Atin e Shenjtë nëpër Sheshin e Shën Pjetrit, ku ai do të përshëndesë pelegrinët dhe besimtarët.

Ky Popemobil i ri është i pari i tipit elektrik, duke mbështetur qëndrimin e Papa Françeskut për mbrojtjen e mjedisit dhe angazhimin e tij për të luftuar ndryshimet klimatike. Makina ka zero emetime karboni, një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje më të qëndrueshme. Papa ka qenë prej kohësh një mbështetës i theksuar i nismave ekologjike dhe ka kërkuar veprime urgjente për të adresuar krizën mjedisore globale.

CEO i Mercedes-Benz Group, Ola Källenius, e quajti këtë një nder të madh që të ofrojnë Papës këtë makinë, duke theksuar se është pjesë e një tradite 100-vjeçare të kompanisë për të krijuar automjete speciale për Papën. “Makina e parë iu dorëzua në vitin 1930 Papa Piu XI, dhe tani, për Papa Françeskun, kemi krijuar diçka shumë të veçantë – Popemobilin e parë elektrik, i bazuar në modelin G-Class, që lançuam këtë vit,” tha ai.

Për ndërtimin e këtij Popemobili unik, u deshën qindra orë pasion dhe mjeshtëri, duke u siguruar që makina të ishte e përshtatshme për nevojat e Papa Françeskut. Automjeti ka një karrige të ngritur dhe rrotulluese për Papa-n, që do t’i mundësojë të përshëndesë besimtarët nga një pozicion i qartë dhe të dukshëm. Po ashtu, janë përfshirë platforma të pasme për rojet zvicerane, për të siguruar mbrojtjen e Papës gjatë udhëtimit të tij.

Makina është e ngjyrosur në bardhë, ngjyra tradicionale papale, dhe është e zbukuruar me dy kreshta që mbajnë simbolin e Papës në të dyja anët.

Për Källenius, ky është një Popemobil i veçantë, i cili do të lejojë Papa Françeskun të udhëtojë me shpejtësi të ulët dhe me një lëvizje të qetë përmes rrugëve, falë motorit elektrik të avancuar të G-Class, që është i njohur për aftësitë e tij në terrene të ndryshme.

Ende nuk është përcaktuar një datë e saktë për fillimin e përdorimit të këtij Popemobili, por Papa Françesku pritet ta përdorë këtë Mercedes elektrik gjatë Jubileut 2025, një ngjarje e rëndësishme në Vatikan, që do të tërheqë besimtarë dhe pelegrinë nga e gjithë bota./Euronews/

 

Exit mobile version