UBT News

Papa Françesku lëndon krahun e djathtë pas rrëzimit në rezidencën e Vatikanit

Papa Françesku ka lënduar krahun e djathtë për shkak të rrëzimit në rezidencën e tij, Santa Marta sot në Vatikan. Një zëdhënës i Vatikanit tha se krahu i 88-vjeçarit nuk ishte thyer, por ishte i ishte dhënë ndihma e parë si masë paraprake.

Në fillim të dhjetorit, papa Françesku u pa me një mjekër të mavijosur pas një aksidenti të vogël. Vatikani tha se ai kishte goditur veten në një tavolinë pranë shtratit. Shëndeti i papa Françeskut me origjinë nga Argjentina, i cili është Papë që nga viti 2013, ka qenë një shqetësim prej disa kohësh. Papa Françesku, zakonisht përdor një karrige me rrota për daljet publike për shkak të një problemi serioz në gju./UBTNews/

 

Exit mobile version