UBT News

Papa Françesku i quan çeçenët dhe burjatët “trupat më mizore” ruse që po luftojnë në Ukrainë

Papa Françesku ka përshkruar dy nga grupet e pakicave etnike të Rusisë, çeçenët dhe burjatët, si disa nga trupat “më mizore” që luftojnë në Ukrainë.

Papa po fliste në një intervistë me një revistë jezuite, “America”, e cila u botua të hënën, por u zhvillua më 22 nëntor, sipas gazetës.

“Më mizorët janë ndoshta ata që janë nga Rusia, por nuk janë të traditës ruse, si çeçenët, burjatët e kështu me radhë”, tha ai. “Unë flas për një popull që është martir. Nëse ke një popull martir, ke dikë që e martirizon”.

Çeçenët janë një grup etnik me origjinë nga Çeçenia në Rusinë jugore. Ramzan Kadyrov, lideri pro-Kremlinit i rajonit, ka qenë kryesisht mbështetës i luftës në Ukrainë, madje thuhet se ka dërguar djemtë e tij për të luftuar atje.

Burjatët janë një grup etnik nga Siberia lindore, në një zonë që kufizohet me Mongolinë.

Zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme të Rusisë, Maria Zakharova, mbrojti përbërjen etnike të Rusisë në kanalin e saj zyrtar Telegram.

“Ne jemi një familje me burjatët, çeçenët dhe përfaqësues të tjerë të vendit tonë shumëkombësh dhe shumë-konfesionist”, tha ajo. “Dhe së bashku ne patjetër do të lutemi për Selinë e Shenjtë, secili në mënyrën e vet”./UBTNews/

Exit mobile version