Papa Françesku i është nënshtruar një operacioni në zorrë të trashë. Matteo Bruni, zëdhënës i Vatikanit njoftoi se operacioni u krye me sukses dhe Papa është në gjendje të mirë shëndetësore.
Kjo është hera e parë që papa Françesku u shtri në spital qysh prej zgjedhjes së tij në krye të Selisë së Shenjtë në vitin 2013.
Nga Vatikani nuk dhanë më shumë detaje rreth operacionit apo rreth kohës se sa do të qëndrojë Papa në spital./UBTNews