Dorëheqja e një pape nuk duhet të bëhet normë brenda Kishës Katolike dhe kjo perspektivë nuk është “në agjendën time”, tha Papa Françesku në një intervistë që u publikua të enjten.
Françesku e pranoi se kishte shkruar një letër dorëheqjeje dy muaj pasiqë u bë Papë në vitin 2013 në rast se problemet shëndetësore në të ardhmen do ta pengonin atë në kryerjen e detyrave.
“Megjithatë, kjo nuk do të thotë aspak se dorëheqja e papës duhet të bëhet normale apo modë”, tha Françesku.
Papa i bëri komentet më 2 shkurt gjatë një sesioni pyetje-përgjigje me 82 jezuitë, në kuadër të vizitës së tij të fundit në Republikën Demokratike të Kongos./UBTNews/