UBT News

Papa Françesku dhe Imami i Kajros bëhen së bashku në Bahrein për t’i dërguar botës një mesazh kundër ndasive

Papa Françesku paralajmëroi në Bahrein të premten se “blloqet kundërshtare” dhe ndarjet globale e kanë vënë njerëzimin në një “greminë delikate”, një referencë për luftën në Ukrainë.

“Ne po jetojmë në një kohë kur njerëzimi, i lidhur si kurrë më parë, duket shumë më tepër i ndarë sesa i bashkuar”, tha ai gjatë një fjalimi para udhëheqësve fetarë në mbretërinë e Gjirit.

“Ne vazhdojmë ta gjejmë veten në buzë të një gremine delikate dhe nuk duam të biem”.

Vizita e tij vjen në kohën kur Ukraina hyn në muajin e nëntë që po sulmohet nga Rusia dhe në mes të tensioneve në rritje në Gadishullin Korean.

“Në vend që të kultivojmë mjedisin tonë, ne po luajmë me zjarr, raketa dhe bomba, armë që sjellin pikëllim dhe vdekje, duke mbuluar shtëpinë tonë të përbashkët me hi dhe urrejtje”, tha ai.

Sheikh Ahmed al-Tayeb, imami i madh i xhamisë prestigjioze Al-Azhar të Kajros dhe qendra e mësimit sunit, gjithashtu iu drejtua tubimit.

“Të gjitha nismat e paqes janë të mira. Ajo që është e rëndësishme është që ne t’i kryejmë ato së bashku dhe që ato të mos shfrytëzohen për qëllime të tjera”, tha ai./UBTNews/

Exit mobile version