Papa Françesku dënoi “bombardimet e pamëshirshme” ndaj popullit ukrainas të mërkurën, duke thënë se ai mbart “dhimbjen e tyre brenda”.
“Në këto ditë zemra ime është gjithmonë e drejtuar nga populli ukrainas, veçanërisht nga banorët e atyre vendeve ku ka pasur bombardime të pamëshirshme”, tha Françesku në fund të audiencës së tij në mëngjesin e së mërkurës në Sheshin e Shën Pjetrit.
“Unë e mbaj dhimbjen e tyre brenda meje dhe ia sjell Zotit në lutje…. Shpirti i Zotit i transformoftë zemrat e atyre që kanë në dorë rezultatin e luftës, që uragani i dhunës të pushojë dhe që paqja në drejtësi të mund të rindërtohet”.
Komentet e Françeskut vijnë pasi Rusia nisi disa sulme me raketa në disa rajone të Ukrainës të martën, ditën e dytë të bombardimeve që synonin infrastrukturën e vendit./UBTNews/