UBT News

Papa do të vizitojë Kongon dhe Sudanin në fillim të 2023-ës

Papa Françesku do të vizitojë Republikën Demokratike të Kongos dhe Sudanin e Jugut në fillim të vitit të ardhshëm, njoftoi Vatikani të enjten.

85-vjeçari do të vizitojë Kinshasën gjatë udhëtimit të tij në Kongo nga 31 janari deri më 3 shkurt.

Më pas atij do t’i bashkohet kryepeshkopi i Canterburyt, Justin Welby dhe moderatori i Asamblesë së Përgjithshme të Kishës së Skocisë, Iain Greenshields, në drejtim të Juba në Sudanin e Jugut nga 3-5 shkurt.

Kjo do të jetë vizita e pestë e Papës në kontinentin afrikan qëkur u zgjodh kryetar i kishës katolike mbarëbotërore në vitin 2013./UBTNews/

Exit mobile version