Papa Françesku ka denoncuar vdekjen e mijëra fëmijëve në një “vorbull dhune” në Rripin e Gazës, Ukrainë dhe Jemen.
Ai i bëri komentet në një fjalim të shkruar paraprakisht drejtuar anëtarëve të Azione Cattolica – një grup katolik romak me qendër në Itali.
“A e dini sa fëmijë kanë vdekur në Gaza në këtë luftë të fundit? Më shumë se 3000. Është e pabesueshme, por është realiteti”, shkroi ai.
“Dhe në Ukrainë ka më shumë se 500, dhe në Jemen, në vitet e luftës, mijëra”, shtoi ai.
“Kujtesa e tyre na bën të jemi vetë drita për botën, për të prekur zemrat e shumë njerëzve, veçanërisht atyre që mund të ndalojnë vorbullën e dhunës”.
Të mërkurën, Papa Françesku bëri thirrje për një “armëpushim të menjëhershëm humanitar” midis Izraelit dhe Hamasit./UBTNews/