UBT News

Papa bën thirrje për t’i dhënë fund luftërave, bën thirrje për pajtim global

Papa Leo XIV bëri thirrje të martën për t’i dhënë fund luftërave në mbarë botën, duke thënë se arritja e paqes është “detyrë e të gjithë udhëheqësve politikë”.

Duke folur në mbyllje të një forumi ndërfetar në Romë, Papa tha: “Konfliktet ekzistojnë kudo që ka jetë, por ne nuk mund t’i menaxhojmë dhe as t’i zgjidhim ato përmes luftës”.

Ai u bëri thirrje udhëheqësve politikë të fillojnë “një periudhë të vërtetë dhe të qëndrueshme pajtimi”, duke shtuar: “Le të mbarojnë luftërat tani”,

Bota është e etur për paqe“, tha Papa, duke paralajmëruar se njerëzimi nuk duhet “të mësohet të jetojë me luftën”.

Ai e përshkroi përfundimin e luftërave si “një detyrë të pashmangshme para Zotit”, duke thënë se paqja duhet të jetë “prioriteti kryesor i të gjitha politikave”.

Eventi tre-ditor, i organizuar nga Komuniteti Katolik i Sant’Egidio nën temën “Kini Guxim për Paqen”, mblodhi së bashku përfaqësues të feve të ndryshme dhe përfundoi me një minutë heshtje për viktimat e luftës dhe dhunës./KP

Exit mobile version