UBT News

Papa bën thirrje për lirimin e menjëhershëm të pengjeve që po mbahen nga Hamasi

Papa Françesku bëri thirrje për lirimin e menjëhershëm të pengjeve që po mbahen nga Hamasi pas sulmit masiv në vendbanimet izraelite dhe shprehu shqetësimin e tij për rrethimin e plotë të Gazës.

“Bëj thirrje që pengjet të lirohen menjëherë”, deklaroi kreu i Kishës Katolike.

Ai shtoi: “Është e drejta e atyre që janë sulmuar të mbrojnë veten, por jam i shqetësuar për rrethimin e plotë të Gazës ku jetojnë palestinezët, sepse aty ka viktima të pafajshme. Terrorizmi dhe ekstremizmi nuk na ndihmojnë në gjetjen e zgjidhjes së konfliktit mes izraelitëve dhe palestinezëve, si dhe urrejtja, dhuna, hakmarrja i bëjnë të dyja palët të vuajnë”.

“Lindja e Mesme nuk dëshiron luftë, por paqe, paqe të ndërtuar në drejtësi, dialog dhe guximin e vëllazërisë”, shtoi ai./UBTNews/

Exit mobile version