Panxhari është një nga perimet më të shëndetshme të nëntokës. Ngjyra e kuqe e tij pasuron gatimet e kuzhinës shqiptare ndërkohë që vlerat shëndetësore e bëjnë panxharin një aleat të vërtetë të njeriut. Kjo perime fantastike ka efekte të mëdha në trajtimin e problemeve të shëndetit.
Panxhari, ashtu si edhe kjo sallatë ju sugjerojmë më poshtë ndihmon me tensionin e lartë të gjakut, aneminë, tretjen, konstipacionit, lëkurën dhe ndihmon parandalimin e problemeve me veshkat dhe sëmundjeve të zemrës. Falë pasurisë së vitaminave, mineraleve dhe antioksidantëve, panxhari duhet konsumuar rregullisht. Mënyrat e gatimit të panxharit dhe përfshirjes së tij në receta të ndryshme janë tepër të larmishme. Në recetën e rekomanduar më poshtë do të mësoni se si të shijoni panxharin duke i kombinuar me hudhër dhe vaj ulliri.
Përbërësit:
4 panxharë të përmasave mesatare
1 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër
4-5 thelbinj hudhër të shtypur
Lëngu i një limoni
Kripë sipas dëshirës.