Momentet e panikut kanë përfshirë mëngjesin e së premtes Athinën. Një person ka vjedhur një makinë dhe pasi është pikasur nga policia ka bërë manovra të rrezikshme për t’u larguar.
Mediat greke raportojnë se policia u vu në ndjekje të automjetit i cili përplasi një postbllok policie, duke lënë të plagosur edhe një efektiv.
Më pas, policia ndërhyri duke e qëlluar me armë në këmbë. Sipas mediave greke, autori i kësaj ngjarje është me origjinë shqiptare