Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa sot do t’i publikojë të gjitha vendimet lidhur me mbi 200 ankesat e subjekteve politike rreth rezultatit zgjedhor.
PZAP-i thotë se për përfundimin e vendimmarrjes lidhur me këto apele, sot rreth orës 13:00 do t’i njoftojë mediat dhe opinionin publik përmes një njoftimi i cili do të publikohet në faqen zyrtare dhe facebook të PZAP-it.
“Kandidatet të cilët kanë apeluar vendimet e KQZ-së në PZAP do të njoftohen me kohë me vendime lidhur me apelet e parashtruara dhe kundër vendimeve të PZAP-it mund të paraqesin ankesë në Gjykatën Supreme të Kosovës brenda afatit ligjor prej 24 orëve nga momenti i njoftimit te tyre me vendime, ndërsa Gjykata Supreme e Kosovës ka për obligim që të marrë vendime lidhur më ankesat brenda afatit ligjor prej 72 orëve nga momenti i paraqitjes së tyre ne Gjykatë. Vendimet e Gjykatës Supreme të Kosovës janë përfundimtare”, thuhet në njoftim.