Sektori i automobilizmit ka pësuar goditjen më të madhe në furnizim gjatë pandemisë së COVID-19, bazuar në një studim që ka mbuluar gjashtë industri të ndryshme.
Hulumtimi i kryer nga “Economist Intelligence Unit” ka monitoruar 175 menaxherë të zinxhirit furnizues – më shumë se 70 për qind të të cilave ishin me bazë në Azi – në shkurt e mars këtë vit dhe gjetjet e tij u publikuan të mërkurën.
Pos automobilizmit, respondentë ishin edhe nga pesë industri të tjera: veshmbathje, ushqim, prodhim, teknologji dhe farmaceutikë.
Rreth 51.7 për qind e pjesëmarrësve nga sektori i automobilizmit kanë thënë se ndërprerjet në zinxhirin e furnizimit ishin tejet të theksuara – duke tejkaluar të gjitha industritë tjera.
Gjatë vitit të shkuar, lëvizja e mallrave hasi në pengesa të pakalueshme për shkak se shpërndarja e COVID-19 në të gjitha shtetet e botës bëri që shumë prej tyre të mbyllin kufijtë, të mbyllin vendet e punës apo të limitojnë eksportet.
Autoindustria kryesisht ishte prekur nga mungesa e konduktorëve të cilat bënë që shumë kompani të ndërpresin prodhimin./koha