UBT News

Panairi me 20 kompani austriake mbahet nesër në UBT

UBT ka kënaqësinë t’ju ftojë të merrni pjesë në Panairin me Kompani Austriake, që do të organizohet nesër, më 10 tetor 2024, në Parkun Shkencor Inovativ të UBT-së, duke filluar nga ora 10:00.

Ky panair është një mundësi e shkëlqyer për të gjithë studentët e diplomuar të nivelit Bachelor dhe Master, si dhe për ata që janë në prag të diplomimit. Ky event është i hapur për studentë të punësuar dhe për ata që kërkojnë mundësi më të mira për një karrierë të suksesshme.

Gjatë këtij panairi njëditor, rreth 20 kompani austriake do të prezantojnë pozita pune dhe do të rekrutojnë staf të kualifikuar në fushat e ndryshme. Kjo është një mundësi e veçantë për studentët dhe alumnin e UBT-së për të siguruar punësim, qoftë ai sezonale apo me kontratë të rregullt.

UBT inkurajon të gjithë studentët të shfrytëzojnë këtë mundësi për të avancuar në karrierën e tyre dhe për të ndërtuar lidhje të rëndësishme me kompani të njohura. Panairi pritet të ofrojë një ambient të favorshëm për të gjithë pjesëmarrësit, duke u bërë një hap i rëndësishëm drejt një të ardhmeje të suksesshme.

Kandidatët e interesuar për të aplikuar për pozita pune rekomandohen të sjellin një CV në gjuhën angleze. Për kandidatët potencial, do të organizohen intervista për punë, të cilat gjithashtu do të zhvillohen në gjuhën angleze. Luteni të konfirmoni pjesëmarrjen tuaj: https://shorturl.at/obgVy/UBTNews/

 

Exit mobile version