Disa pamje që po qarkullojnë në rrjete sociale tregojnë shkallën e shkatërrimit në qytetin port të Mariupolit disa javë pas sulmeve ruse.
18 sekondat e parë shfaqin qartësisht shkatërrimin e teatrit të Mariupolit që u bombardua ndërsa qindra njerëz po strehoheshin brenda dhe në bodrumin poshtë. BBC i ka verifikuar pamjet, por burimi është i panjohur.
Zyrtarët ukrainas vlerësojnë se 300 njerëz kanë vdekur në teatër. Rusia e ka mohuar kryerjen e sulmit, por është dënuar gjerësisht.
Kryetari i bashkisë së Mariupolit thotë se 5 mijë njerëz janë vrarë në qytet dhe 90% e ndërtesave të qytetit janë dëmtuar që nga fillimi i pushtimit rus në Ukrainë./UBTNews/
#Mariupol, #Donetsk region, east #Ukraine: 95% of buildings have been destroyed by #Russia|n shelling and strikes
— Alex Kokcharov (@AlexKokcharov) March 30, 2022
pic.twitter.com/YekQKpwGNl