Asnjë të mbijetuar nuk u gjet” në vendin e rrëzimit të helikopterit me presidentin iranian Ebrahim Raisi, njoftuan agjencitë shtetërore iraniane të lajmeve, raporton CNN.
Presidenti Ebrahim Raisi dhe ministri i Jashtëm, Hossein Amir-Abdollahian ishin midis zyrtarëve të lartë në helikopterin e rrëzuar.
Një njoftim zyrtar për vdekjen e tyre ende nuk është bërë. Agjencia e lajmeve Reuters citoi gjithashtu një zyrtar iranian të paidentifikuar të ketë thënë se të gjithë pasagjerët kanë vdekur.
Pamjet me dron të rrënojave të kapura nga Gjysmëhëna e Kuqe dhe të transmetuara nga agjencia shtetërore e lajmeve FARS tregojnë vendin e rrëzimit në një kodër të pjerrët, të pyllëzuar, me disa pjesë të helikopterit të mbetura, përveç bishtit blu-bardhë.
Kushtetuta e Iranit mandaton që në rast të vdekjes së presidentit, zëvendëspresidenti i parë të marrë, me miratimin e liderit suprem, kompetencat dhe funksionet e presidentit.
Nënkryetari i parë është Mohammad Mokhber. Zyrtarët thanë më herët se Mokhber ishte rrugës për në zonën ku u rrëzua helikopteri i presidentit.