Njëzetëedy vite më parë Kosova ka përjetuar një prej momenteve më të errëta në historinë e saj. Atëherë kur populli i deportuar dhunshëm kishe humbur shpresën.
Sot shënohen 22 vite nga eksodi i shqiptarëve të Kosovës, kur gjatë luftës në 1998-1999, rreth një milion shqiptarë u detyruan me forcë nga forcat paramilitare serbe të shpërnguleshin në Shqipëri dhe Maqedoni.
Mijëra shqiptarë kaluan kufirin edhe me Malin e Zi, ndërsa qindra mijëra ishin zhvendosur nga shtëpitë e tyre për të gjetur strehim në malet e Kosovës.
16 prilli është data kur në Kukës shënohet Dita e Eksodit, si shenjë falënderimi dhe respekti për të gjithë ata që hapen dyert e veta për të pritur vëllezërit e tyre shqiptarë nga Kosova.