UBT News

Pamje të frikshme nga aksidenti në Durrës, përplasen 5 makina

Një aksident i pesëfishtë është regjistruar në Durrës. Siç duket edhe nga kjo foto, aksidenti ka qenë i frikshëm. Ka qenë një automjet i cili ka përplasur 4 makina të tjera. Raportohet, se një mjet fuoristradë me targa italiane ka qenë duke udhëtuar në drejtim të qytetit, në zonën e Currilave, ku është përplasur me mjetet e tjera.
Deri më tani, veç dëmeve materiale, nuk ka raportime për të lënduar.

Exit mobile version