Pjesëtarë të misionit të NATO-s në Kosovë, KFOR, janë parë në pikat kufitare në Jarinjë dhe Bërnjak, në orët e hershme të mëngjesit të së shtunës.
Më 2 tetor pritet të zhbllokohen këto dy pika kufitare, të cilat kanë qenë të mbushura me kamionë dhe mjete tjera, si shenjë pakënqësie e serbëve lokalë ndaj vendimit të Qeverisë së Kosovës për masë reciprocitetit në targat e makinave.
Përmes një marrëveshjeje të arritur më 30 shtator mes delegacioneve të Kosovës dhe Serbisë, me ndërmjetësim të Bashkimit Evropian, është paraprë zhbllokimi i pikave kufitare dhe një zgjidhje e përkohshme për targat./Express/RFE