UBT News

Pamja e dobët e Arianës Grande rikthehet në qendër të vëmendjes

Këngëtarja dhe aktorja Ariana Grande ka tërhequr vëmendjen muajt e fundit për pamjen e saj jashtëzakonisht të dobët.

Paraqitja e saj e fundit në shfaqjen e filmit Wicked: For Good ka ndezur sërish diskutime rreth gjendjes së saj shëndetësore.

Grande kishte veshur fustan rozë që dukej i përbërë nga dy pjesë: bluzë me mëngë të gjata në një nuancë të butë rozë e fund voluminoz në ngjyrë ciklameni.

Fustani ishte dizajnuar nga Andreas Kronthaler për markën Vivienne Westwood, ndërsa flokët i kishte kapur në topuz. Për shumë shikues, këngëtarja dukej e dobët. Në Twitter, përdoruesit komentuan se ajo nuk duket e shëndetshme dhe shprehën shqetësimin se mund të ketë nevojë për ndihmë urgjente.

Nuk është hera e parë që pamja e dobët e Grande ka shkaktuar diskutime të tilla, por ajo ka mohuar vazhdimisht çdo pretendim për probleme shëndetësore.

Ariana ka deklaruar se kjo është në fakt një version “i shëndetshëm” i saj dhe se më parë ka përdorur medikamente për depresion.

Ajo u ka kujtuar fansave se komentet mund të jenë të dëmshme, edhe nëse bëhen me qëllime të mira.

Ekspertët e shëndetit vënë në dukje se një sternum i shquar dhe faqet e fundosura tek të rriturit mund të jenë shenja të kequshqyerjes ose problemeve tjera shëndetësore, gjë që ka shtuar spekulimet rreth gjendjes së saj.

Në një intervistë për The New York Times vitin e kaluar, Grande dhe bashkë-ylli i saj në Wicked, Cynthia Erivo, folën për ritmin e lodhshëm të punës gjatë xhirimeve, duke treguar se të dyja kishin kaluar koronavirusin në një moment. /A.Z/UBT News/

Exit mobile version